Veseli e Velijaj: Vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euro atlantike

Veseli e Velijaj: Vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euro atlantike

Në një kumtesë për medie bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me bashkëpunëtorë. Veseli dhe Veliaj biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe theksuan se synimet dhe vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona që janë integrimet euro atlantike. Ata  biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, në veçanti bashkëpunimin në fushën e pushtetit lokal, duke vënë në spikamë nevojën e këmbimit të përvojave më të mira, legjislacionit dhe zbatimit të ligjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Qëndrim i përbashkët ishte se ka vend dhe mundësi më të mëdha të bashkëpunimit, duke mbështetur e përkrahur iniciativa të përbashkëta, përvoja dhe këmbimin e gjithanshëm të vlerave.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …