leoni

Veseli: Konfrontimi i kryeministrit Kurti me NATO-n dhe Amerikën e dobëson Kosovën në raport me Serbinë

Veseli: Konfrontimi i kryeministrit Kurti me NATO-n dhe Amerikën e dobëson Kosovën në raport me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu.  Lideri i opozitës tha se shenjtërinë e këtyre marrëdhënieve të Kosovës me partnerët strategjikë, të ndërtuar me dekada, Albin Kurti është i gatshëm ta rrënojë brenda ditësh. “Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane te qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër”, sepse ai paraqet rrezik për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Veseli ka thënë se sot Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke e kërkuar të njëjtën gjë të cilën e kishte propozuar në vitin 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …