Veseli: Kosova e përkushtuar drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme

Veseli: Kosova e përkushtuar drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin ndërkombëtar të lidershipit në Prishtinë, ka deklaruar se  Kosova është e përkushtuar që tu tregojë shteteve fqinje rrugën drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme . Në këtë takim kanë prezantuar  250 përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.“Ne jemi këtu që tu tregojmë edhe fqinjëve rrugën drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme. Kosova është e përkushtuar në këtë drejtim. Me ndihmën e miqve, sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasadorë të pajtimit dhe të tregojmë se të jetohet në paqe është natyrë njerëzore”, ka thënë Veseli. Ai ka theksuar se takimet e tilla, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve të shumta të botës, janë një shembull i mirë për të shpërfaqur lidhjet ndër njerëzore dhe besimin ndaj njëri-tjetrit. Për të arritur deri te demokracia, nuk ka qenë një rrugë e lehtë për Kosovën. Ballkani ka qenë një vatër lufte për një kohë të gjatë dhe në histori shpesh jemi përballur me rrezikun e zhdukjes”, ka vlerësuar  krye parlamentari Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …