Kadri Veseli

Veseli: Kosova ka dëshmuar se është një faktor konstruktiv i paqes në rajon

Nën organizimin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, po mbahet sot në Prishtinë, Samiti i komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të shteteve të Europës. Në fillim të këtij Samiti ka folur kryetar i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. ka falënderuar pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme europiane për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës ndërsa ka siguruar ata se Kosova është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit europian. Kosova ka dëshmuar se është një faktor konstruktiv i paqes në rajon. Funksionojmë me kushtetutë demokratike dhe liberale dhe secili qytetarë i Kosovës, pavarësisht përkatësisë, mund ta ndjejë veten pjesëtarë të shtetit. Kemi ndërtuar raporte shumë të mira me fqinjët tanë, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe jemi të përfshirë në një dialog të përmirësimit të raporteve me fqinjin tonë verior Serbinë”, ka thënë veç tjerash, kryekuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …