Veseli: Kosova ka nevojë për koncenzus të gjerë politik për dialog

Veseli: Kosova ka nevojë për koncenzus të gjerë politik për dialog

Gjatë fjalës në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Çfarë roli duhet të ketë Kuvendi në dialogun Kosovë-Serbi”, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka nevojë për koncenzus të gjerë politik për dialog. Ne nuk duhet të zhvillojmë luftë të brendshme politike por duhet të jemi bashkë e të ecim përpara drejt fuqizimit të shtetit tonë dhe integrimeve euro atlantike. Sipas tij, dialogu Kosovë – Serbi ka pasur rezultate të shumta por edhe probleme pasi shteti serb ende vazhdon të krijojë pengesa të shumta nëpërmjet shpenzimit të dhjetëra miliona eurove në struktura paralele që përpiqen të pengojnë sovranitetin e Kosovës. Kryekuvendari Veseli shtoi më tutje se personalisht e njeh edhe rrugën e konfliktit pasi ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, por  në atë kohë dialogu nuk është pranuar si mjet.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …