Kadri Veseli: I tronditur me humbjen e madhe në familjen e heroit Ymer Alushani, humbje të dyfishtë

Kadri Veseli: Është e drejtë historike ta duam Evropën pavarësisht izolimit të padrejtë (!)

I entuziazmuar si asnjëherë më parë në “Ditën e Evropës”, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër përveç në Kosovë, kryekuvendari, Kadri Veseli ka thënë Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm integrimin në botën perëndimore. Ai ka thënë qindra herë deri tani  por edhe sot se Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave dhe është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime,  ka shkruar Veseli në “Ditën e Evropës”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …