Veseli: Kosova ka sakrifikuar shumë që të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik

Veseli: Kosova ka sakrifikuar shumë që të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik

Gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi se Kosova ka sakrifikuar shumë që të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik. Qytetarët e Kosovës janë krenarë që e festojnë ditën e Ndërkombëtare të Demokracisë. Kemi dhënë shumë për këtë ditë si popull dhe kemi arritur sukses falë angazhimit dhe sakrificave të gjeneratave të tëra, dhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë, në veçanti të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kemi gabuar shumë gjatë kësaj kohe dhe duhet të mësojmë nga SHBA-të. Kemi nevojë që të përmirësojmë gabimet, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai shtoi më tutje se në qëllimet shtet-ndërtuese, Kosova s’do të ketë të ndalur dhe nuk ka forcë e as nuk ka qëllim që na ndalë drejt rrugës tonë të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …