Veseli: Me Malin e Zi kemi interesa strategjike dhe jemi të përkushtuar për të ndërtuar raporte edhe më të përafarta

Veseli: Me Malin e Zi kemi interesa strategjike dhe jemi të përkushtuar për të ndërtuar raporte edhe më të përafarta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të Malazezve të Kosovës, e cila u bë sot në Prishtinë, në prezencë të përfaqësuesve të komunitetit malazez dhe bartësve të tjerë të përgjegjësive instituconale të vendit. Kryekuvendari Veseli tha se kjo shtëpi është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por natyrisht, në mënyrë të veçantë e malazezëve. Duke uruar përfaqësuesit e komunitetit malazez në Kosovë për këtë qendër, Veseli konfirmoi vazhdimin e mbështetjes institucionale. “Me Malin e Zi kemi interesa strategjike dhe rrjedhimisht jemi të përkushtuar për të ndërtuar raporte edhe më të përafarta midis njëri-tjetrit dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Ne jemi krenar për bashkëpunimin dhe tejkalimin e çdo mosmarrëveshjeje që mund ta kemi pasur në të kaluarën. Do të kemi vetëm mirëkuptim dhe marrëveshje”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …