Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se platforma “Fillimi i Ri” nënkupton se në Kosovë nuk do të ketë as mure e as trena të Serbisë. “Do ta fuqizojmë Mitrovicën, që ta shohim nga lind dielli dhe nga perëndon. Të jetë një Mitrovicë e bashkuar. Jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton që nuk ka mure në Republikën e Kosovës, nuk ka trena të Serbisë në Republikën e Kosovës. Ka marrë fund Serbia më 12 qershor. Kurrë më nuk do të kthehet!”, ka shkruar Veseli në rrjetin social.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
