Veseli takohet me Grupin e Miqësisë Britani-Kosovë

Veseli takohet me Grupin e Miqësisë Britani-Kosovë

Me rastin e fillimit të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, kryekuvendari Kadri Veseli takoi Grupin e Miqësisë të Parlamentit Britanik. Me këtë rast, Veseli e cilësoi si arritje të bashkëpunimit ndërparlamentar midis dy shteteve. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka pasur kënaqësinë që ka takuar ministrin për çështje evropiane, David Liddington, Lordin Tomlinson, Baroneshën Eynly si dhe anëtarë të tjerë të dy Dhomave të Parlamentit Britanik. Veseli u shprehu falënderime dhe mirënjohje të thella mikpritësve britanikë për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Procesi në Gjykatën e Hagës nuk përbën padrejtësi vetëm ndaj disa individëve por ndaj vetë popullit të Kosovës

Pas vizitës në Gjykatën e Hagës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur sërish revoltën …