Kadri Veseli

Veseli: Vetëm Serbia duhet t’i frikësohet koalicionit PDK-AAK-Nisma

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vetëm Serbia duhet të frikësohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Ai në tubimin elektoral në Pejë, ka thënë së ky koalicion do ta çojë përpara Kosovën. Më tutje, Veseli ka premtuar përkrahje për rininë pejane. Po ashtu, ai është zotuar se do ta mbështesë Pejën edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik. Në fund të këtij tubimi, Veseli ka kërkuar nga pejanët që të votojnë kandidatët e PDK-së për deputetë dhe kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enkel Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku …