Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protestë kundër Qeverisë për mos përmbushjen e premtimeve. Protestat janë paralajmëruar pas njoftimit se rreth 5 mijë veteranë të luftës së UÇK-së rrezikojnë që sivjet të mbesin pa pensionin e tyre prej 170 eurosh. Tash dihet më se një numër i veteranëve kanë mbet pa i gëzuar pensionet edhe pse kanë aplikuar me kohë. Nuk po u jepet as asnjë sqarim se përse po bëhen këto vonesa. Kështu që është kërkesë e jona e vazhdueshme çdo ditë që të ndërmarrim hapat të protestojmë sepse po u bëhet e padrejtë dhe ne si Këshill kemi marr vendim që ditën e hënë të protestojmë rreth këtyre padrejtësive që po u bëhen veteranëve të luftës, deklarojnë veteranët.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri
Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
