Xhavit Jashari

Veteranët e UÇK-së të gatshëm për riverifikim, në pritje të komisionit qeveritar

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së janë shprehur të gatshme për riverifikimin e listës së veteranëve, ndërsa presin themelimin e komisionit nga Qeveria e Kosovës – një detyrim që rrjedh nga vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK theksoi se verifikimin më të saktë mund ta bëjnë vetëm komandantët e zonave dhe zinxhiri komandues. “Komisioni i atëhershëm, nga Agim Çeku e më poshtë, nuk ka mundur t’i njohë të gjithë ushtarët në tërë territorin. Verifikimi i vetëm legjitim mund të bëhet nga komandantët e zonave,” tha ai për RTK.

“Ne do ti ushtrojmë të gjitha të drejtat tona, ne do ti përgjigjemi çdo herë institucioneve tona, nuk i fiksohemi drejtësisë absolutisht, mirëpo drejtësia duhet me argumentua ku janë bërë shkeljet nga komisioni në nivel qendror. Nuk kemi mundur ne, duke fillua prej Agim Çekut nuk ka mund t’i njoh ushtarët në tërë territorin ku është zhvillu lufta, andaj edhe atëherë, edhe sot edhe sa herë të donë gjykata e prokuroria po edhe institucionet e vendit , i vetmi organ që mund të bëj verifikimin e këtyre kategorive legjitim janë komandantët e zonave me zinxhirin komandues”, thotë Xhavit Jashari, nga OVL e UÇK-së.

Gjykata ka kërkuar riverifikimin e rreth 19,500 veteranëve që pretendohet se nuk i kanë plotësuar kriteret.

RTK ka kërkuar një përgjigje nga Qeveria për procedurat e themelimit të komisionit, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosoves

Gjermania e shqetësuar për bllokimin e Kuvendit: Rrezikohet integrimi euroatlantik i Kosovës

Gjermania ka shprehur shqetësim për krizën politike në Kosovë, duke e cilësuar bllokimin e konstituimit …