leoni

Veteranët kundër kërkesave të FMN-së për zvogëlim të pensionit

Veteranët sot protestojnë para Qeverisë

Mos-themelimi i komisionit mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk i gëzojnë pensionet dhe paralajmërimet se Qeveria mund të zvogëlojë pensionet për veteranët, ka bërë që veteranët të organizojnë sot protestë. Ata do t’i zërojnë pakënaqësitë e tyre në protestën që do të mbahet sot në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë. Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka bërë të ditur se protestat do të jetë paqësore dhe do të zgjasë një orë. Ai theksoi se veteranët do të ngrisin zërin edhe për fryrje të listave dhe padrejtësi të tjera që po i bëhen kësaj kategorie.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …