Me mbishkrimet “Ky është Pallati, ku është Drejtësia”, “Liri Trimit, Liri Besnikut” “Pallati i padrejtësisë”, “Duam shtet të së Drejtës”, ata bënë thirrje tek hyrja për lirimin pa kusht të aktivistëve Trim Gashi dhe Besnik Zeqiraj e të tjerëve.Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, tha se po kërkojnë lirimin e të gjithë aktivistëve të opozitës, të cilët janë duke u mbajtur në arrest vetëm pse janë përkrahës të opozitës. Ai morri shkas nga dy aktivistët e Vetëvendosje-s Trim Gashi dhe Besnik Zeqiraj ,të cilëve sot u janë bërë 172 ditë në burg. Konjufca tha se Pallati i Drejtësisë është vetëm pallat ngase drejtësia në të nuk shihet asgjëkund.
Ai tha se Pallati i Drejtësisë i është nënshtruar politikës, në vend se të ndaj drejtësi.
“Ky institucion iu ka nënshtruar regjimit politik në ndërkohë që do duhej të ndante drejtësi dhe siç e kemi parë deri tani është zhvendosur deri tani në duart e regjimit i cili po e shtyp opozitën, deputetët, aktivistët opozitarë nëpër protesta… Ne i bëjmë thirrje që këtu Qeverisë së Kosovës, jo këtij institucioni më, sepse ky institucion është i kontrolluar, por i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që pa kurrfarë kushti të lirohen gjithë aktivistët që po mbahen në burg. Të lirohet Besniku dhe Trim Gashi ”, tha Konjufca.
Ai ka përmendur rastet e familjarëve të Adem Grabovcit dhe Isa Mustafës, duke thënë se pikërisht ata janë shkelësit e vërtetë te ligjit. “Ne kurrë nuk do të dorëzohemi duke kërkuar drejtësi, ky popull nuk duhet të lodhet duke kërkuar drejtësi. Nëse 99 herë ke kërkuar drejtësi kërkoje edhe për të 100 herë. Ky është rregull elementar njerëzor. Shikojeni edhe me Zajednicës dhe Demarkacionin se çka po ndodhë, ne 5 herë i kemi bërë thirrje Qeverisë. Me të 6tën herë do ta bëjmë me 17 shkurt. Do ta bëjmë edhe thirrjen e 7 edhe thirrjen e 8të kurrë nuk do të dorëzohemi, të ndalemi me kundërshtua Zajednicën dhe me kërkua drejtësi në këtë vend”, tha ai.
Konjufca ndër të tjera përmendi edhe hapin e ardhshëm opozitarë me çka do të provojnë të mobilizojnë edhe faktorin ndërkombëtarë jashtë Kosovës, duke u shkruar atyre në lidhje me padrejtësitë që vendit po i bëhen nga koalicioni qeverisës.