Në Tiranë vazhdon protesta e opozitës me kërkesë për rrëzimin e Qeverisë Rama, Basha nën çadër

Vetëvendosja në Tiranë nuk do të pjesë në protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiqit dhe takimit në ”Ballkani i Hapur”

Qendra e Vetëvendosjes, në Tiranë,  nuk do të marrë pjesë në protestën e sotme kundër vizitës së kryetarit të Serbisë, Vuçiq dhe takimit në nismën ”Ballkani i Hapur”.  Vetëvendosja  më herët kishte përkrahur Sali Berishën dhe politikën e tij kundër kryeministrit Edi Rama, por tani kur Berisha është shpallur non grata nga Amerika, ithtarët e Albin Kurtit në Tiranë, bënë të ditur se nuk kanë planifikuar aktivitet në ditën e sotme me rastin e protestave edhe pse kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur”. Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, në ditën e sotme në orën 16.00. Sipas tij  kjo protestë do të drejtohet  kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar, Rama-Vuçiq. Protestuesit, fillimisht do të tubohen  te selia e Partisë Demokratike, e pastaj do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …