Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen nesër në ora 9:30 protestës së thirrur nga veteranët e UÇK-së, për të kundërshtuar votimin e Gjykatës së Veçantë. Në një komunikatë për medie, Vetëvendosje ka tërhequr vërejtjen se nesër në Kuvendin e Kosovës, po synohet ndryshimi i Kushtetutës në dëm të Republikës, sepse shteti dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen nga jashtë dhe as nga politikanët e shantazhuar që janë në gjendje të pranojnë gjithçka vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. “Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes drejtuar medieve.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …