Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje prezanton moton zgjedhore “Siguri dhe begati” për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sot sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit: “Siguri dhe begati”. Partia e kryeministrit në detyrë synon të vazhdojë mandatin edhe për katër vjet të tjera, duke e bazuar fushatën e saj në mesazhin e qëndrueshmërisë dhe mos kompromisit. Në njoftimin e publikuar, LVV thekson se motoja e tyre përfaqëson angazhimin për forcimin e shtetit, rritjen e mirëqenies dhe mbrojtjen e atyre që kanë më së paku. “Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë,” thuhet në komunikatën e partisë. Vetëvendosje fton qytetarët brenda dhe jashtë vendit që ta mbështesin këtë vizion, duke e konsideruar stabilitetin institucional, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik shtyllat kryesore të mandatit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Rene Troccaz lavdëron “dialogun” Kosovë-Serbi në Oxfordshire, pa rezultate konkrete për zgjidhje

 Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor, ka marrë pjesë në një …