leoni

Veton Berisha

Veton Berisha: Lista Serbe në veri të vendit përveç me votat e komuniteteve tjera manipuloi edhe me votat e romëve

Kandidati për deputet i komunitetit rom, Veton Berisha, ka hedhur akuza ndaj Listës Serbe për manipulim me romët në zgjedhje. Përveç manipulimit me votat e veriut me komunitetet tjera, sipas Berishës, viktimë e këtij manipulimi është edhe komuniteti rom. Berisha tregon se si një parti fantome ka marrë shumë vota në vendbanime me serbë. “Nuk kam besuar se dikush do t’i manipulojë komunitetet. Është projektuar diçka mjaft mirë e menduar. Thuhet që është krijuar një parti pa adresë e kryetar, të kaluar politike”, ka thënë Berisha. Ai gjithashtu tha se “Iniciativa Rome” cila ka marrë vota në vendbanime serbe”, tha Berisha. “Është orkestrim i votave, ndikimi nga Serbia. Është orkestrim i përbashkët me Listën Serbe’’, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …