Vezirët besnikë e kokëprerë të Perandorisë Osmane: Gjedik Ahmet Pasha (…1482) III

Gjedik Ahmed Pasha ishte një burrë-shteti i lartë osman me gradën e Admiralit. Ka shërbyer si Vezir i Madh (kryeministër) në postin e Kapudan Pashës, kështu quhej Veziri  i madh i Flotës ushtarake Osmane. Ka jetuar dhe vepruar  gjatë mbretërimit të sulltanëve Mehmetit II dhe Bajaziti II.

Shumica e burimeve osmane e nxjerrin me prejardhje shqiptare, por ka edhe burime që konfirmojnë se ishte grek. Fakti se ai nuk pranoi të marrë pjesë në Rrethimin e Shkodrës të vitit 1478, dhjetë vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, bën të mos dyshojmë në prejardhjen e tij shqiptare. Pikërisht për këtë veprim të tij, ai më 18 nëntor të vitit 1482 iu hoq koka me urdhër të  Sulltan Pajazitit të Dytë.

Si ushtarak i njohur mori pjesë në ekspeditën kundër Bejlegut të  Principatës së Anatolisë turke, në Karamandis, që rezistonte zgjerimin Osmane në rajon. Karamandisi kishte qenë principata më e fortë në Anadoll për gati 200 vjet, edhe më të fortë se sa që kishin qenë osmanët në fillim të ngritjes së tyre. Fitorja e Gjedik Ahmed Pashës kundër Karamandisit në vitin 1471, bëri që të zgjerohet territori i Turqisë, i cili asokohe u zgjerua edhe në rajonin e Bregdetit të Mesdheut në: Ermenek, Mennan dhe Silifke, që ishte një hap me rëndësi për pushtimet e mëvonshme osmane.

Gjedik Ahmed Pasha luftoi edhe kundër venedikasve në Mesdhe. Ai në vitin 1475 ishte dërguar nga Sulltani për të ndihmuar Khanin e Krimesë kundër forcave gjenoveze. Në Krime, ai pushtoi Kaffan, Soldaian, Çembalon dhe kështjella të tjera gjenoveze. Ai pushtoi edhe  Principatën e Theodoros me kryeqytetin e saj Mangap dhe rajonet bregdetare të Krimesë. Ahmet Pasha ka i  shpëtuar jetën  Khanit të Krimesë, Menlit të Parë Giraj. Si rezultat i kësaj fushate luftarake të Gjedik Ahmet Pashës, Krimea dhe Kaukazi ranë nën pushtimin e Perandorissë Osmane.

Në  vitin 1479, Ishte një postin e sanxhakbeut të sanxhakut të Vlorës. Asokohe Sulltan Mehmeti II urdhëroi atë të çojë një forcë rrethimi të midis 10,000 dhe 40,000 trupa në rrethimin e Shkodrës, por në rrethana të panjohura sa duhet ai nuk mori pjesë në rrethimin e Shkodrës, bastioni i fundit i rezistencës shqiptare nga Dukagjinët dhe disa princët shqiptarë. Një vit më vonë Sulltani e urdhëroi atë për ta udhëhequr marinën Osmane në Detin Mesdhe, si pjesë e luftës kundër Napolit dhe Milanos, në Itali.  Gjatë fushatës së tij, Gjedik Ahmet Pasha pushtoi  ishujt e Santa Maura (Lefkada), Kefalonia dhe Zakinthos Zante.

Meqë  Sulltan Mehmedi i Dytë i cili kishte pushtuar Kostandinopojën në vitin 1453, e shpalli veten edhe trashëgimtar të Perandorisë Romake. Ai kishte bërë përpjekje për pushtimi i Italisë për të ribashkuar tokat romake nën dinastinë e tij. Si pjesë e realizimit të  këtij plani, Gjedik Ahmet Pasha u dërgua me një forcë detare në thembra të gadishullit italian.

Pas një përpjekje të dështuar për të pushtuar Rhodosin  nga Kalorësit e Shën Gjonit,  Ahmed Pasha pati sukses në pushtimin e Otrantos në vitin 1480. Megjithatë, për shkak të mungesës së ushqimit dhe furnizimeve, ai me shumicën e trupave të tij, kthehet  në Shqipëri, duke planifikuar për të vazhduar fushatën në  vitin 1481. Mirëpo Vdekja e  Sulltan Mehmetit II e kishte penguar realizimin e qëllimit. Pas vdekjes së Sulltan Mehmedit të Dytë, Gjedik Ahmet Pasha mori anën e Bajazidit II dhe luftoi për konsolidimin e pushtetit të tij. Megjithatë, Sulltan Bajazidi i  II nuk i besonte plotësisht pashait me origjinë shqiptare dhe urdhëroi të ta burgosin. Sulltan Pajaziti e akuzoi se kishte mbështetur Xhem Sulltanin dhe se nuk kishte marrë pjesë në pushtimin e Shkodrës. Pas rebelimit të trupave të jeniçerëve e liruan, për shkaqe taktike. Pak më vonë, më 18 nëntor të vitit 1482, me urdhër të Sulltan Pajazitit të Dytë, iu mor koka Gjedik Ahmet Pashës, njërit ndër vezirët më të njohur të kohës së Perandorisë Osmane, me origjinë shqiptare.  Ai ishte edhe bashkëkohës i Skënderbeut. Nuk ka fakte e dëshmi për komunikimin apo ndonjë korrespondencë mes tyre.

Burimet: Hammer: Historia e Perandorisë Osmane

Vikipedia

Vikipedia në gjuhën turke etj.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat armike ndërmarrin ofensivë në tërë territorin e Kosovë të përfshirë në luftime. Në mbrojtje të pozicioneve tona në Gradinë bien pesë dëshmorë. Forcat serbe nuk arrijnë të depërtojnë në Rrafshnaltë. (E diel 18 prill, 1999)

Herët në mëngjes jemi zgjuar në befasi nga breshëria tejet e akorduar dhe e gjith …