leoni

‘Vijesti’: Shqipëria e Madhe do të realizohet brenda pak vitesh

‘Vijesti’: Shqipëria e Madhe do të realizohet brenda pak vitesh

Portali serb ‘Vijesti Online’ ka publikuar një shkrim, në të cilin paralajmëron se shqiptarët do të realizojnë brenda shtatë vitesh projektin e tyre, ose siç e quan gazeta në fjalë, Shqipërinë e madhe. Duke cituar teoricienë të ndryshëm, ky portal thotë se ‘Evropa e dobësuar nuk do të ketë forcë ushtarake që t’i kundërshtojë kërkesat shqiptare’. ‘Vijesti’ shkruan më tutje se Evropa nuk e ka kuptuar se me njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ka filluar fazën e parë të Shqipërisë së bashkuar. Sipas këtij portali, nëse Kosova merr ulësen në OKB, qoftë edhe në cilësinë e vendit vëzhgues, atëherë ajo do të shpallë referendumin për bashkimin me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Kritikat e Kurtit ndaj Kushtetueses janë presion politik mbi drejtësinë

Analisti politik Blerim Canaj ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe …