Viola Von Cramon

V. Cramon: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën është diskriminim, por nuk mund ta premtojmë atë që s’mund ta bëjmë

Anëtarja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, beson se  ndryshim i Presidencës së BE-së mund të jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës për të dalë nga izolimi,  pasi nga korriku Gjermania do ta marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ende ka shumë hezitim nëse janë përmbushur kriteret në shumë çështje të reputacionit të përgjithshëm si krimi i organizuar, në Kosovë. Nuk është çështje teknike, por s’ka ndonjë arsye të qartë se pse ende nuk po hiqet regjimi i vizave. Është diskriminim, por ne nuk mund të premtojmë atë që s’mund të bëjmë, ka thënë zonja Cramon në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, e cila pranon se Kosova po diskriminohet por nuk e tregon qartë shkakun  e këtij diskriminimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …