Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar këtë të fundit për përpjekje për të joshur deputetët në funksion të sigurimit të mbështetjes politike. Ymeri u shpreh se thelbi i problemit nuk qëndron vetëm te mënyra e veprimit të Kurtit, por te transformimi i Vetëvendosjes në të kundërtën e asaj që ka përfaqësuar ndër vite. Ai e cilësoi sjelljen e partisë si shkelje të hapur dhe madje demonstrative të parimeve që dikur e bënë të besueshme për qytetarët. “Pra unë nuk kam pa ndonjëherë një forcë politike në Kosovë e cila, si të them kështu krekoset, ose me thanë në gjuhën popullore fryhet me shkeljet që i bën karshi parimeve të veta, tha Ymeri.
