Viti: U mbajt punëtori për të drejtat e barabarta pronësore dhe kundër dhunës në familje

Me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave pronësore të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në bashkëpunim me Drejtorinë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Viti, kanë organizuar një punëtori për qasje të barabartë në pronë dhe të drejtat e trashëgimisë. Po ashtu në këtë punëtori gjithashtu u diskutua edhe fenomeni i dhunës në familje si shkelje e të drejtave të njeriut dhe forma e diskriminimit, llojet e tij, faktorët e rrezikut, ndikimet, kuadri ligjor dhe institucional për adresimin e rasteve të dhunës në familje në nivel komunal dhe të drejtat e viktimave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …