Vitia falënderuese për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës Amerikane

Populli amerikan po vazhdon mbështetjen e pakursyer për popullin e Kosovës, në të gjitha fushat e jetës. Ambasada Amerikane në Prishtinë, furnizoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Viti me 1500 teste të shpejta dhe me aparaturë laboratorike për përpunimin e rezultateve. Ky donacion do t’u ndihmojë punëtorëve shëndetësorë në identifikimin sa më të hershëm të të infektuarve me COVID-19 dhe do të ndikojë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti në emrin tij, të institucioneve komunale si dhe në emrin e qytetarëve vitias, falënderoj Ambasadën Amerikane për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …