Vizitë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i komunës së hanit të Elezit Rufki Suma në orët e pasdites priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në takim ku ishte prezent edhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit Qamush Brava, kryetari Suma e falënderoi Presidentin Meta për vizitën që ai i bëri komunës së Hanit të Elezit duke theksuar se ka nderuar banorët e sajë si dhe atë vetë personalisht. Kryetari Suma e njoftoi Presidentin Meta mbi zhvillimet më të rëndësishme në komunën e Hanit të Elezit duke potencuar sfidat dhe sukseset e kësaj komune në këtë periudhë të shkurtë të funksionimit të sajë. Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta tha se ndjej kënaqësi të vizitojë këtë komunë dhe të takojë një personalitet të veçantë siç është kryetari Suma. Ai tha se është rast i rrallë që një kryetarë si kandidatë i pavarur të udhëheqë me një komunë për 10 vite. Nga ajo që kuptova është se një qeverisje e mirë dhe transparente respektohet edhe nga komuniteti me besimin e dhënë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e përgëzoi Kryetarin Suma për gjitha këto të arritura i cili mundë të jetë shembull i mirë për të gjithë ne. Për këtë vizitë të rëndësishme për komunën e Hanit të Elezit, Kryetari i Komunës Rufki Suma e nderoi presidentin Meta me Emblemën e Komunës së Hanit të Elezit si dhe me publikimet Libri mbi Trashëgiminë Kulturore të Hanit të Elezit, Publikimet mbi Dëshmorët e Hanit të Elezit si dhe “Vjetarët”me të cilat pasqyrohen aktivitet Komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …