Vjosa Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Vjosa Osmani: Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Në fjalën e saj për Masakrën e Reçakut, zonja kryetare, Vjosa Osmani, ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Jemi këtu, jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit”, tha Osmani.

Zonja Vjosa as kësaj radhe nuk përmend dëshmorët, sepse nuk ia duron dot, “namuzi  i saj politik” të përmend dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në përpjekje për të ndaluar forcat serbe të depërtojnë te popullata civile në Reçak. Për “moralin” e saj  kombëtar  nuk ka ekzistuar as komandanti i Brigadës 161, Ahmet Kaçiku, i cili ka rënë në mbrojtje të kufomave.

Fshihja apo mos deklarimi i faktit se më 15 janar të vitit 1999, fillimisht kanë rënë nëntë dëshmorë, pastaj  forcat serbe kanë hyrë dhe kanë masakruar popullatën civile, është përpjekje për mohimin e së vërtetës  dhe deformimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …