Vjosa Osmani nesër i dërgon komentet Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë të martën komentet e saj Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë këshilltari i saj për media, Bekim Kupina. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri masë të përkohshme që ndalon deputetët e zgjedhur të ndërmarrin veprime dhe të zhvillojnë procedura për formimin e Qeverisë së re. Masa, e cila është marrë ex officio, do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator dhe ka ardhur pas kërkesës së deputetëve të Listës Serbe. Kupina nuk zbuloi hollësi për përmbajtjen e komenteve që presidentja do t’ia dërgojë Gjykatës, por theksoi se Osmani ka mbajtur gjithmonë qëndrim të qartë: askush nuk duhet të ketë të drejtën të bllokojë institucionet e vendit. “Ashtu siç parashihet në nenin 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për të respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos cenuar të drejtat e të tjerëve”, deklaroi Kupina.

Kontrolloni gjithashtu

U shpërnda numri i tretë i gazetës “Koha për Prishtinën”

Sot është shpërndarë numri i tretë i gazetës javore Koha për Prishtinën, e cila u …