leoni

Vjosa Osmani: Nganjëherë me Albin Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra, por i ruajmë raportet dhe interesat tona

Vjosa Osmani: Nganjëherë me Albin Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra, por i ruajmë raportet dhe interesat tona

Kryetarja, Vjosa Osmani,  në një intervistë për Top Channel,  gjatë qëndrimit për një vizitë  zyrtare në Shqipëri  ka shpalosur detaje, për relacionin e saj me kryeministrin, Albin Kurti. Ajo duke folur për vështirësitë e institucioneve të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, ka thënë se nganjëherë me Kurtin nuk pajtohemi me javë të tëra. Më pas ka  sqaruar se sërish pajtohet me Kurtin, duke mos lejuar të shkëputet komunikimi. Edhe kur nuk pajtohemi, ne vazhdojmë e komunikojmë me njëri-tjetrin, ka thënë zonja Vjosa Osmani, por nuk ka treguar asnjë rast kur nuk janë pajtuar edhe pse shumica e mospajtimeve janë të tejdukshme, pasi dihet se çfarë kanë qenë raportet Kurti-Osmani para arritjes së pajtimit për koalicion parazgjedhor, kur Vjosa Osmani kishte ndarë nga LDK-ja “pajën e saj” dhe ia kishte ofruar Albin Kurtit e Vetëvendosjes, me kusht që të bëhet kryetare. Për ta marrë këtë post ajo kishte tradhtuar partinë, e cila e kishte lindur, rritur,  edukuar e frymëzuar.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …