AAK-ja nuk merr pjesë në takimin e Vjosa Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore

Vjosa Osmani: Themelimi i AKS-së nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE, pavarësisht çka thotë Gabriel Escobar

Themelimi i Asociacioni të komunave me shumicë serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë kryetarja, Vjosa Osmani. Ajo sqaroi gazetarët se raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyannis, rekomandon se vendi  i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e këtij organizmi me të drejta të plota.  Këto komentet e kryetares se shtetit të Kosovës erdhën pasi i dërguari amerika për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane. Anëtarësimi i Kosovës në KiE u riaktivizua javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, u konsiderua i përmbushur njëri prej kushteve kryesore për anëtarësim.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …