Vjosa Osmani

Vjosa Osmani thotë LDK nuk mund të llogarisë më në të pasi që kjo parti e ka përjashtuar atë nga pozitat udhëheqëse

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka lënë të nënkuptohet se LDK nuk mund të llogarisë më në të. Ajo për herë të parë në mënyrë direkte ka thënë se me vendimin për ta përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK, me këtë parti ka përfunduar gjithçka. E pyetur nga gazetarët se a do të jetë vonë për LDK-në që të kërkojë nga Osmani mbështetje në rast se kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, Osmani ka thënë se tashmë është vonë. Në pyetjen se a do të garojë në një listë të përbashkët me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ajo ka thënë se janë në kontakt me Kurtin për tema të ndryshme, dhe në momentin kur ndodh diçka konkrete, atëherë do ta informojë publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Azem Syla nderon Gjeneral Kudusi Lamën në Vorë: “Babushi i UÇK-së nuk do të harrohet”

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Azem Syla, ka vendosur një pllakë përkujtimore në Vorë të …