leoni

Vladimir Tolkaç: Në shoqërinë ukrainase po rriten zërat gjithnjë e më shumë për njohjen e pavarësisë së Kosovë

Vladimir Tolkaç: Edhe pse ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, Serbia ende heziton t’ i vendos sanksione Rusisë

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Vladimir Tolkaç ka deklaruar  se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh  Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ishte përgjigja e tij  në pyetjen  nëse Ukraina është e pakënaqur me faktin se Serbia ende s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe si i komenton deklarimet e përfaqësuesve ukrainas se Ukraina duhet ta njoh Kosovën. Ai ka sqaruar  se Ukraina do ta vlerësonte shumë nëse do të shihte se si Serbia po e mbështet plotësisht Ukrainën, duke shtuar se një gjë e tillë do të na sillte kënaqësi, por do të kuptonim gjithashtu qartë se e gjithë Evropa na mbështet. Ai theksoi se “pa mbështetje politike, ekonomike dhe të tjera, ishte shumë e vështirë për ukrainasit të ngulmonin në këtë luftë. Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainë më shumë se ajo vetveten.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …