Vlerësim Ndërkombëtar për Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti

Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), një organizatë ndërkombëtare lobimi, e regjistruar në OKB, SHBA, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare, ka nderuar Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, me Medaljen e Artë “Lideri Botëror i Paqes – Winston Churchill”.

DMPP vepron në vazhdimësi të projekteve të ish-Presidentit amerikan Dwight D. Eisenhower dhe është konceptuar si mision paqeje nga i ndjeri ambasador amerikan Richard Holbrooke për të kontribuar në stabilitetin e Ballkanit dhe vendeve në zhvillim. Organizata është gjithashtu e regjistruar në Tiranë, dhe mbështetet nga diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare nga e gjithë bota.

Ky vlerësim është bërë në bashkëpunim me partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë si:

American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP),

Academy of Universal Global Peace (AUGP),

United Nations University for Global Peace (UNUGP),

Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), dhe të tjerë, të cilët kanë çmuar figurën e z. Haliti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes dhe zhvillimit shoqëror.

Motivacioni i çmimit u bazua në gjithë veprimtarinë jetësore dhe arritjet e z. Haliti në fushat e politikës, administratës publike, qytetërimit dhe humanitetit. Ai u vlerësua si:

  • Kryetar model i Komunës së Vitisë;

  • Inxhinier i Bujqësisë dhe Udhëheqës i Komitetit për Bujqësi në Kosovë;

  • Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomaci dhe Protokoll;

  • Drejtor i institucioneve të ndryshme publike në Kosovë;

  • Politikan model në LDK;

  • Ambasador i Humanitetit;

  • Aktivist për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile në Ballkan;

  • Misionar i Paqes Botërore dhe Filantrop;

  • Ambasador Nderi i DMPP-së.

Ky vlerësim nga institucione me renome që veprojnë për paqe dhe prosperitet global, përfaqëson një nder të madh jo vetëm për z. Sokol Haliti si personalitet, por edhe për Komunën e Vitisë, për Republikën e Kosovës dhe për mbarë kombin shqiptar – një ndër popujt më paqedashës në botë.

Me rastin e ndarjes së këtij çmimi, komuna e Vitisë ka postuar në faqen e saj zyrtare në facebook këtë njoftim”

Të nderuar qytetarë,

Sot kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti– pranoj Medaljen e Artë “World Leader of Peace – Winston Churchill”, një çmim i dhënë nga organizata ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity, si vlerësim për angazhimin e tij në promovimin e paqes, mirëqenies dhe shërbimit ndaj komunitetit.

Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një nderim për komunën tonë dhe për ju – qytetarët tonë të dashur – që çdo ditë jeni shembull i bashkëjetesës, solidaritetit dhe punës së ndershme.

Përkushtimi i kryetarit Haliti ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në shërbim të komunitetit tonë, në forcimin e vlerave demokratike, ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë dhe në promovimin e paqes e respektit ndërmjet njerëzve.

Ju faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, thuhet në postimin në facebook të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt publikoj agjendët e aktiviteteve me rastin e shënimit të 18 qershorit – Dita e Çlirimit

Komuna e Skenderajt ka publikuar agjendët e aktiviteteve me rastin e shënimit të 18 qershorit …