Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës. Ajo ka shkruar se përmes konkursit të manipuluar në KEK u bënë përpjekje të zënë punë familjarët e militantëve të Vetëvendosjes. Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të Vetëvendosjes tha Vlora Çitaku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
