Vlora Çitaku falënderon për mbështetjen strategjike ndaj Kosovës

Sekretarja e PDK, Vlora Çitaku, ka pritur sot një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga deputeti britanik Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden. Në takim morën pjesë edhe Kryetarja e Rinisë Demokratike dhe deputetja e sapozgjedhur, Arbnora Salihu, si dhe shefi i kabinetit të Kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj. Ata vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit politik, mbështetjes institucionale dhe përkrahjes për rininë dhe gratë në politikë. Çitaku shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor në Kosovë. Jemi thellësisht mirënjohës për partneritetin e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja e tyre ka qenë jetike në rrugëtimin tonë demokratik. Takime si ky na japin mundësinë të thellojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura të reja miqësie dhe mirëkuptimi, tha Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati Koci: Paraburgimi i Arbnor Spahiut në Serbi është i padrejtë dhe politikisht i motivuar

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se klientit të tij, Arbnor Spahiut, ish-zyrtar i …