Vlora Çitaku: Mosdurimi dhe qasja idhnake e Albin Kurtit karshi kryeministrit shqiptar, Edi Rama po e dëmton Kosovën

Vlora Çitaku i bën thirrje Kurtit: Ndryshoni kandidaten për kryeparlamentare dhe ecim përpara

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të 19-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë dhe deputetit të Kuvendit, Albin Kurti, që të reflektojë dhe të ndryshojë kandidaten e propozuar për postin e kryetares së Kuvendit. Në një deklaratë për media, Çitaku tha se PDK-ja ka qenë e përkushtuar për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit, por theksoi se realiteti politik është i qartë dhe se nuk ka një shumicë që e mbështet kandidaturën aktuale. “I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë. PDK-ja ka qenë konstruktive dhe do të mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit të gjendjes. Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, por vlerësojmë realitetin politik – nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë thirrje ta ndryshojë kandidaten dhe të ecim tutje”, u shpreh Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra e Stagovës – Kujtohen 13 civilë të vrarë mizorisht nga forcat serbe

Sot shënohen 26 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut, një nga krimet më të …