Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku, ka kritikuar bojkotin e Vetëvendosjes, e cila ka vendosur të mos marrë pjesë në debatet televizive për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar bojkotin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka vendosur të mos marrë pjesë në debatet televizive për zgjedhjet e 9 shkurtit. Çitaku theksoi se shmangia e përballjeve publike nuk i shpëton Vetëvendosjes nga përgjegjësia që mbart data e zgjedhjeve. Ajo  mund të vendosë të mos marrë pjesë në debatet televizive, por nuk mund të shmangë 9 shkurtin. Kjo sfidë shënon një tjetër moment të përplasjeve politike mes partive kryesore në prag të zgjedhjeve, me theks në rëndësinë e ballafaqimit publik për zgjedhësit, nënvizoi sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …