leoni

Vlora Çitaku thotë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik në mungesë të rezultateve po vazhdon me avazin e shpifjes

Vlora Çitaku: Kosova po mbahet peng nga kryeneçësia e Albin Kurtit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e procesit institucional. Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se vendi po kalon një krizë të thellë për shkak të qëndrimeve të palëkundura të liderit të Vetëvendosjes. “Sot kanë kaluar 103 ditë nga 9 shkurti – janë 103 ditë të humbura për Kosovën,” tha ajo. Ajo theksoi se PDK mbetet konstruktive dhe e gatshme për të ndihmuar në tejkalimin e situatës, por, sipas saj, pengesa kryesore është refuzimi i Kurtit për të lëvizur nga pozicionet e tij politike. “Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Edhe një herë bëjmë thirrje për reflektim, që të ecim tutje,” përfundoi Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po kthehet në simbol të korrupsionit, dëm epokal për vendin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka akuzuar qeverinë Kurti për veprime jo kushtetuese dhe keq …