Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së Punëve të Jashtme është skandaloze në përmbajtje dhe në formë. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nëpërmjet një letre, e ka njoftuar Këshillin e Evropës, se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin “një mekanizmi për vetëmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Ky draft, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj. Ndaj kësaj letre ka pasur reagime të shumta nga opozita. Vlora Çitaku, ka deklaruar se letra e Ministres së Punëve të Jashtme është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Vlora Çitaku
Kontrolloni gjithashtu
Boris Pistorius: Evropa të rrisë vetëbesimin ndaj SHBA-së, NATO mbetet e qëndrueshme
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje vendeve evropiane që të tregojnë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
