Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Marrëveshja e nënshkruar sot në Bruksel e barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-ës, me disa hapa prapa. Çitaku përmes një replikë në Twitter, të Emisarit Lajçak ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat. “Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, shkroi ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …