Vlora Çitaku: Edhe pas ditës së pestë të vendimit për sanksione ndaj Kosovës, liderët shtetërorë po vazhdojnë të heshtin

Vlora Çitaku: S’ka asnjë lloj presioni nga ndërkombëtarët për koalicion me VV-në

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka hedhur poshtë çdo spekulim për presion ndërkombëtar mbi partinë e saj për të hyrë në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një intervistë për “Debat Plus”, Çitaku theksoi se partnerët ndërkombëtarë, me të cilët ajo dhe drejtues të tjerë të PDK-së kanë biseduar, nuk kanë ushtruar presion për bashkëpunim me VV-në. Ajo shtoi se ndërkombëtarët kërkojnë një parti të qëndrueshme dhe të parashikueshme për të bashkëpunuar. Çitaku po ashtu kritikoi marrëdhëniet e VV-së me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, duke thënë se ato janë përkeqësuar dhe në disa raste janë cenuar. PDK-ja ka përsëritur se nuk do të bëhet pjesë e një koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …