Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Të mbrojmë Republikën, të refuzojmë autoritarizmin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me situatën politike të krijuar nga pamundësia për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar në mbrojtje të demokracisë.  Çitaku ka theksuar rëndësinë që të gjithë të japin kontributin e tyre në ruajtjen e vlerave republikane dhe demokratike, duke refuzuar autoritarizmin që, sipas saj, po kanos sistemin aktual. Duke cituar Benjamin Franklinin, një nga etërit themelues të SHBA-së, ajo rikujtoi fjalët e tij pas përfundimit të Konventës Kushtetuese të vitit 1787: “Republikë, nëse mund ta mbani” – një shprehje që sipas Çitakut mbetet më aktuale se kurrë. “Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Të mbrojmë Republikën. Të mbajmë gjallë demokracinë. Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë,” ka përfunduar Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …