Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ashpër liderët e vendeve perëndimore, që nuk po i ndihmojnë në luftë kundër Rusisë

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar ashpër liderët e vendeve  perëndimore, duke pretenduar se nëse Ukraina do të kishte akses në të gjitha armët që i nevojiten, lufta do të kishte përfunduar tashmë, në dobi të Ukrainës. Tashmë do ta kishim rivendosur paqen dhe do të kishim çliruar territorin tonë nga pushtuesit. Sepse epërsia e ushtrisë ukrainase në taktika dhe llogjistikë është mjaft e dukshme. Është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur diku prej vitesh. Nëse ata kanë armët që i duhen Ukrainës është detyra e tyre morale para së gjithash të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë. Na ndihmoni të shpëtojmë jetën e mijëra ukrainasve”.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …