voto

Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor. Sipas njoftimit të KQZ-së, afati për votimin përmes postës është deri më 27 dhjetor, ndërsa votuesit këshillohen që dërgesën me fletëvotim ta postojnë sa më herët, në mënyrë që ajo të mbërrijë brenda afatit të paraparë. “Fillimisht, pakot do të dërgohen në aeroport dhe gjatë ditës së nesërme do të fillojë shpërndarja e tyre në shtete të ndryshme, përmes shërbimeve postare, në adresat e votuesve. KQZ njofton se, për të mundësuar një proces më të lehtë të votimit për qytetarët e regjistruar për votim me postë, ka vënë në funksion kuti postare në gjithsej 23 shtete. Këto shtete janë: Australia, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kanadaja, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, SHBA-ja, Shqipëria, Sllovenia, Suedia, Turqia dhe Zvicra” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …