Vucic

Vuçiq: Nëse Rusia përjashtohet nga OKB-ja, mund të ndryshojë edhe Rezoluta 1244, e cila njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është e mundur që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, pas së cilës ekziston  edhe mundësia e ndryshimit të Rezolutës 1244 të KS-OKB-së dhe njohjes së Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Është e mundur apo jo, nëse mund të jem i hapur, nuk e përjashtoj fare këtë mundësi”, u tha Vuçiqi gazetarëve në Beograd. Ai tha se pret që Rusia të përjashtohet nga OKB-ja, e më pas Kinës t’i bëhet presion për të ndryshuar Rezolutën 1244. Pas kësaj, tha ai, Serbia nuk ka më bazë ligjore për t’u thirrur për të ruajtur integritetin e saj territorial, e më pas do të pasojë njohja e Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë këtë. Mendoj se ky është vetëm fillimi dhe këtë dua t’ua them qytetarëve të Serbisë. Presionet ndaj vendit tonë do të jenë të mëdha në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme presim  “disa kurthe politike” pasi  Kosova po kërkon anëtarësimin në NATO, saktësoi Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …