Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Vuçiq nuk lejon krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, ish-ministër i kabinetit qeveritar të Hashim Thaçit, nuk beson se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i japë leje Listës Serbe për të votuar Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese, që i ndryshojnë emrin dhe misionin FSK-së. Në një intervistë për Info Box të RTV Dukagjinit, Rashiq tha se Serbia vlerëson që nuk është në të mirë të serbëve të Kosovës nëse themelohen Forcat e Armatosura. “Nuk besoj, në këtë rast, sikur thash edhe më herët, sipas eksperiencës time që kam, Beogradi zyrtar konsideron që nuk është në interes të serbëve të Kosovës themelimi i Forcave të Armatosura”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …