Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi, nuk mundet që shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin të gjitha

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se për Kosovën nevojitet një zgjidhje kompromisi dhe se siç ka thënë ai “nuk mund të ketë zgjidhje të njëanshme sipas së cilës shqiptarët fitojnë gjithçka dhe serbët humbasin gjithçka”. Në një intervistë për gazetën zvicerane “Die Weltvoçe”, Vuçiqi ka thënë se çështja e Kosovës kërkon një kompromis dhe se në procesin e negociatave i janë afruar një zgjidhjeje të tillë, por se nuk është arritur sepse siç pretendoi ai “Kosova nuk i përmbush obligimet e saj”, raporton “Tanjug”. Vuçiqi ka thënë se tani nuk ka as bisedime,  dhe se sipas pretendimeve të tij, “Beogradi është gjithmonë i gatshëm për dialog”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …