Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me Bashkimin
Evropian në fund të vitit 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për
anëtarësimin e saj, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pak ditë
nga hapja e dy kapitujve të parë negociues BE-Serbi, të hënën e ardhshme në
Bruksel. Në negociatat Serb- BE hynë edhe kapitulli 35 që ka për bazë normalizimin
e raporteve me Kosovën. Kjo nënkupton që edhe dialogu Kosovë – Serbi, sipas Vuçiqit, nuk përfundonë deri atëherë. E Vuçiq duke folur së bashku me
eurokomisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin Vuçiç kishte një takim në Beograd, theksoi rëndësinë që ka për vendin
e tij hapja e këtyre negociatave. “Kemi punuar shumë për të arritur në këtë
pikë, edhe pse shumë ngelet ende për t’u bërë”, nënvizoi Vuçiq, i cili
falënderoi Hahnin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës evropiane të
Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
