leoni

Vucic

Vuçiq: Vladimir Putin gjeti një bazë ligjore për pushtimin e Ukrainës, që mbron vendimet e GJND-së dhe përdor precedentë ligjorë

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë shtypi, ka folur lidhur me takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe për deklaratat e kryetarit rus, Vladimir Putin lidhur me Kosovën në takimin e tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Vuçiq ka akuzuar palën kosovare se nuk dëshiron dialog, duke sqaruar  se dialogu me Kosovën pothuajse nuk ekziston. Presidenti serb tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”. Vuçiq citoi deklaratën e Putinit nga biseda me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 prill, e cila ka të bëjë edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pse e lexoi Putini  këtë? Për të mbrojtur interesat ruse, Putin gjeti një bazë ligjore për pushtimin e Ukrainës, një bazë politike dhe ligjore që mbron vendimet e GJND-së dhe përdor precedentë ligjorë dhe politikë të vendosur nga vendet perëndimore në territorin e ish-RFJ dhe në Serbi. Vuçiq tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …