Ish-komandanti Suprem i NATO-s pëp Europë, gjenerali Wesley Clark sot viziton Kosovën

Wesley Clark: Siguria e Kosovës varet nga zhvillimi ekonomik dhe investimet, veçanërisht ato amerikane

Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate, ka theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik për forcimin e sigurisë së Kosovës. Clark theksoi se sa më shumë investime, sidomos nga SHBA, aq më të sigurta do të jenë perspektivat e Kosovës. Ai theksoi se shteti duhet të forcojë shtetin e së drejtës dhe ta përdorë burimin e tij të energjisë, linjitit, për të u bërë një prodhues i energjisë për rajonin. Clark gjithashtu vuri në dukje pozicionin strategjik të Kosovës dhe rolin e NATO-s në ruajtjen e stabilitetit në rajon. Përkundër këshillave nga miku amerikan i shqiptarëve për rritje investimesh, sidomos atyre amerikane, Qeveria e Kurtit në katër vitet e saj ka shkelmuar njërin nga investimet më të mëdha të huaja në Kosovë, siç ishte projekti për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e re’ nga kompania amerikane ‘Contour Global’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …